14:41 / 15.01.2024
Haradinaj në takim me Von Cramon: Anëtarësimi në BE, imperativ i kohës
M.Sh/RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka pritur në takim raportuesen për Kosovën, Viola von Cramon. Në takim, Haradinaj ka theksuar nevojën e anëtarësimit të plotë Të Kosovës në BE.
"Shpreha vlerësimin tonë pozitiv për liberalizimin e vizave, ndërsa theksova nevojën që anëtarësimi në NATO dhe rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në BE, është imperativ i kohës", ka thënë Haradinaj.
Sipas kreut të AAK-së, heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës.























