Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e legjislacionit
BKT
Lajme

Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e legjislacionit

RTKLive

I formuar me 4 janar, Grupi Punues për hartimin dhe finalizim e legjislacionit që rrjedh nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, ka mbajtur të hënën takimin e parë. Ky grup ka për qëllim kryesor adresimin e gjetjeve të cilat rrjedhin nga raportet për adresimin e Reformës në Drejtësi.

Ky takim, siç u tha në një njoftim lëshuar nga MD,  vjen si nismë e përbashkët e krijimit të grupeve punuese përmes Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurorit të Shtetit, që ka për qëllim përmirësimin rrënjësor të sistemit të drejtësisë, i cili qëndron në thelb të sigurimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Përmes këtij diskutimi, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka hapur këtë takim me ç’rast theksoi rëndësinë e intensifikimit të kësaj reforme, e cila ka rrjedhë si domosdoshmëri e identifikuar në procesin e Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit, raporteve të ndryshme të BE-së për vendin, opinionit të Komisionit të Venecias si dhe raporteve dhe vlerësimit të organizatave tjera vendore dhe ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Lajme