Limaj: Masakra e Reçakut është në themelet e lirisë së Kosovës
BKT
Foto: NISMA Socialdemokrate
Lajme

Limaj: Masakra e Reçakut është në themelet e lirisë së Kosovës

V.Th. RTKlive

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë homazhe në Reçak në 25-vjetorin e masakrës.

Limaj ka thënë se masakra e Rçakut është në themelet e lirisë së Kosovës: andaj me përkulje nderojmë të gjithë martirët dhe dëshmorët, jo vetëm të kësaj masakre, por të gjithë kombit.

“Kemi qenë zëra të paktë që tash e 25 vite kemi ngritur zërin duke kërkuar që të jemi të kujdesshëm me të kaluarën tonë historike që ka sjellë këtë liri”, thuhet në postimin e Nismës Socialdemokrate.


MË SHUME NGA Lajme