Bislimi takohet me Lajçak, normalizimi i marrëdhënieve shihet me urgjencë
BKT
Lajme

Bislimi takohet me Lajçak, normalizimi i marrëdhënieve shihet me urgjencë

M.P. / RTKlive

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Vjenë.

“Në Davos, takova zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, për të diskutuar një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjeve për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak.

Tutje Lajçak ka potencuar se normalizimi i marrëdhënieve mes dy palëve është urgjent.

“Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak në X.

Takimi i tyre është realizuar para fillimit të Forumit Ekonomik Botëror, gjatë së cilës kryeministri Albin Kurti do të jetë edhe folës.  


MË SHUME NGA Lajme