MKRS del me reagim për punën në Kompleksin ‘Adem Jashari’
BKT
Lajme

MKRS del me reagim për punën në Kompleksin ‘Adem Jashari’

M.P. / RTKlive

Ministria e Kulturës ka dalur me reagim publik duke mohuar pezullimin e procesit të punës së master planit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Sipas reagimit, procedura është në zhvillim e sipër sipas legjislacionit për prokurim publik.

“Aktualisht, nga data 22.12.2023, ky proces është në fazën ankimore pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) dhe nuk ka konsumuar afatin ligjor për shqyrtim të lëndës.  Duam të sqarojmë opinionin publik që sa herë operatorët ekonomik konkurrues parashtrojnë ankesë pranë OSHP-së, pezullohet procesi i prokurimit dhe nisë të rrjedhë afati ligjor i shqyrtimit të ankesë”, kanë shkruar MKRS në facebook.

Sipas tyre, raportimet mediale për shkelje flagrante janë “pretendime të operatorit ekonomik”, i cili është ankuar në OSHP. Tutje bëhet me dije se MKRS deri më tani nuk ka pranuar nga ky institucion ndonjë raport të ekspertizës, rekomandim apo vendim.

“Pretendimet e raportimeve mediale për shkelje dhe publikimi i vendimeve fiktive janë vetëm spekulime dhe në momentin që publikohen lehtësisht mund të lexohen edhe si presion publik ndaj zyrtarëve të OSHP-së, një institucion i pavarur. Çdo komentim publik derisa një lëndë është duke u shqyrtuar në OSHP është shkelje ligjore dhe presion publik”, vazhdon reagimi.

 


MË SHUME NGA Lajme