09:50 / 16.01.2024
Komuna e Rahovecit me subvencionime të lindjes nga 500 euro
M.P. / RTKlive
Komuna e Rahovecit ka nënshkruar sot vendimin për subvencionimin e lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”.
“Nga janari i këtij viti, çdo lindje në repartin e Maternitetit të QKMF-së ‘Dr. Fahredin Hoti’, do të mbështetet me 500 euro nga Komuna e Rahovecit”, thuhet në njoftimin e komunës.























