Juventus, fitore pa vështirësi ndaj Sassuolos
BKT
Sport

Juventus, fitore pa vështirësi ndaj Sassuolos

Uran Krasniqi/RTKLive

Juventusi ka triumfuar lehtë kundër Sassuolos në kuadër të javës së 20-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar të martën në "Allianz Stadium" është mbyllur me rezultat 3-0. 

Vlahovic (15', 37) dhe Chiesa (89') kanë shënuar për "Zonjën e vjetër" të Torions. 

Pas javës së 20-të, Juventusi gjendet në vendin e dytë me 49 pikë, dy më pak se Interi, ndërsa në xhiron e 21-të takohet me Leccen.