Latifi: Nga janari, çdo lindje në QKMF, mbështetet me nga 500 euro
BKT
Lajme

Latifi: Nga janari, çdo lindje në QKMF, mbështetet me nga 500 euro

V.Thaçi / RTKlive

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.

“Nga janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet me 500 euro nga Komuna e Rahovecit”, tha Latifi në RTK.

Ai tha se këtë e ka pas si zotim që e ka dhënë se deri ne fund të mandatit të përmbushet subvencionimi me nga 500 euro për çdo lindje, ku theksoi se ne qoftë se do të kenë më shumë subvencione mund ta rrisin përkrahjen për çdo lindje,  sepse sipas tij, është momentum i përshtatshëm që ti jepet përparësi jetës.

“Kjo është e përballueshme për buxhetin, sepse është e përshtatshme, ka kushte optimale sepse reparti i gjinekologjisë është plotësisht i rinovuar, pajisjet janë moderne, higjiena është e mirë”, tha Latifi.

Tutje ai shtoi se edhe ne rastet e vdekjes komuna i jep nga 220 euro.

Ai tutje tha se është mesazh i mirë kur pushteti lokal e zgjat dorën dhe ndihmon familjet e reja dhe po ashtu bëri thirrje edhe për pushtetin qendror që të zgjat dorën sa më shumë.

“Të ketë përkrahje. Të ketë një status të qartë për secilën foshnje deri në moshën 18 vjeçare, dhe ky status të jetë i definuar qartë, mos të jetë me një mbështetje minimale, modeste”, tha ai.

 


MË SHUME NGA Lajme