Hagë, në seancë private po vazhdon edhe sot dëshmia e dëshmitarit të 40-të
V.Th. RTKlive
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po e vazhdon edhe sot dëshminë dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me kodin W01493 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky dëshmitar është i 40-ti me radhë i ZPS-së, dhe dëshmia e tij po e vazhdon në seancë private për publikun, dhe përmes video-lidhjes.
Ai e filloi dëshminë e tij në Hagë me 15 janar.
Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
A.B / RTKlive
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ndryshe nga e hëna ka filluar dëshminë dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W01493.
Ky dëshmitar i mbrojtur ka dëshmuar përmes video-lidhjes.
Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer në zonën Operative të Dukagjinit dhe dëshmia e tij do të ofrojë informacion për strukturën dhe marrëdhëniet ndërmjet UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).























