Krasniqi: Tre ranë, me mijëra u ngritën – pjesa tjetër është histori!
BKT
Lajme

Krasniqi: Tre ranë, me mijëra u ngritën – pjesa tjetër është histori!

V.Th. RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar 42 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se “Tre ranë, me mijëra u ngritën – pjesa tjetër është histori!”.

Ai ka shprehur lavdi e mirënjohje e përjetshme për kolosët dhe veprimtarët e paepur të çështjes kombëtare që frymëzuan brezin e lirisë, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, të cilët, 42 vite më parë, u ekzekutuan nga dora e shërbimit sekret jugosllav në Untergrupenbach të Gjermanisë.


MË SHUME NGA Lajme