20:14 / 17.01.2024
BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Policinë e Kosovës
A.B/RTKlive
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog sot është takuar me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla me të cilën ka biseduar për planet e vitit 2024.
“Shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë sot me ministrin e Brendshëm Sveçla. Ne diskutuam gjithashtu planet për vitin 2024 dhe mënyrat për të forcuar bashkëpunimin tonë. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Policinë e Kosovës me ekspertizë përmes projekteve të financuara nga BE”, ka shkruar në ‘X’, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog.























