Hetemi: Peticioni po ndikohet nga Lista Serbe
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Hetemi: Peticioni po ndikohet nga Lista Serbe

Edina Avdiu/ RTK

Ka filluar mbledhja e nënshkrimeve në kuadër të peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri.

Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi tha se peticioni po ndikohet nga Lista Serbe.

“Është i ndikuar, e dimë edhe më herët që janë ndikuar, këtu ka pasur protesta të dhunshme para pesë apo gjashtë muaj, të gjitha janë kanë të organizuar nga kriminelët dhe Listës Serbe”, tha ai për RTK.

E në rast se shkarkohet, Hetemi thotë se nuk do të garojë më për postin e kryetarit.


MË SHUME NGA Lajme