Ngjarjet e datës 18 janar
BKT
Në Fokus

Ngjarjet e datës 18 janar

RTKlive

Ngjarjet e datës 18 janar 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme mbi propozim-rezolutën për çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Dorëzohet padi për diskriminim ndaj Komunës së Fushë-Kosovës, nga ana e qytetarit me aftësi të kufizuar, Besart Ramadani. (Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega në Fushë Kosovë, ora 11:00)

Organizatat Aktiv dhe ACDC mbajnë tryezën me temën “Udhërrëfyesi për rritjen e transparencës dhe luftimin e korrupsionit”. Merr pjesë dhe Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. (Qendra për Energji Qytetare, Graçanicë, ora 11:00)

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szunyog, mban ligjëratën me temën “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Mundësitë dhe sfidat”. (Kampusi i Kolegjit Universum International UNI, afër Prishtina Mall, ora 14:00 - 15:00)

Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikola Sanduloviq, vendos lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 15:00).


MË SHUME NGA Në Fokus