KQZ pezullon një parti politike
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

KQZ pezullon një parti politike

RTK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për pezullimin e subjektit politik, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, pasi nuk ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor sipas afatit ligjor.

Afati i fundit për mbajtjen e kuvendit zgjedhor për këtë subjekt politik ka qenë data 6 janar 2024.

Sipas vendimit të KQZ-së, PREBK obligohet që ta mbajë kuvendin e saj zgjedhor në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme