Vazhdon nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri
BKT
Lajme

Vazhdon nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri

Edina Avdiu/RTK

Numër i vogël i qytetarëve serbë kanë dalë paraditen e së enjtes në Mitrovicë të Veriut, për të nënshkruar peticionin për shkarkimin e kryetarit.

Afati i fundit për nënshkrimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit, Erden Atiq është 22 janari.

Të drejtë vote në Mitrovicë të Veriut kanë 18 mijë 199 qytetarë ndërsa për shkarkimin e kryetarit duhet të mblidhen 3 mijë e 640 nënshkrime.


MË SHUME NGA Lajme