KPM shqiptoi dënime për operatorë të shpërndarjes të platformave televizive
BKT
Lajme

KPM shqiptoi dënime për operatorë të shpërndarjes të platformave televizive

RTKlive

(E plotësuar, ora 14:30) Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) sot në mbledhjen e radhës, ka shqiptuar dënime për disa operatorë të shpërndarjes të platformave televizive.

Komisioni i Pavarur i Mediave i ka dënuar katër shpërndarësit e rrjetit kabllor në Kosovë me 100 mijë euro. Kështu, Artmotion është dënuar me 64 mijë euro, Kujtesa me 26 mijë euro, IPKO me 7 mijë euro dhe Telkos me 3 mijë euro.

Rekomandimi për sanksionimin e Artmotion, Kujtesa, IPKO dhe Telkos është votuar në mënyrë unanime nga anëtarët e KPM-së.

KPM trajton ankesat e qytetarëve për largimin e kanaleve nga operatorët

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) sot mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje do të bëhet trajtimi ankesave të përdoruesve në lidhje me largimin e kanaleve të një platforme televizive nga operatorët e shpërndarjes.

Po ashtu do të ketë diskutim në lidhje me inicimin e procedurës së ndryshim e një rregullore të KPM-së.


MË SHUME NGA Lajme