Moti sot në Kosovë me reshje bore
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Moti sot në Kosovë me reshje bore

RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

"Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s", njofton IHMK.

Kurse të dielën mban mot me diell dhe vranësira të pjesshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.


MË SHUME NGA Lajme