Krasniqi: Vepra intelektuale e Rugovës la gjurmë në historinë e popullit
BKT
Foto: Memli Krasniqi / Facebook
Lajme

Krasniqi: Vepra intelektuale e Rugovës la gjurmë në historinë e popullit

V.Th. RTKlive

Kryetari i PDK- së, Memli Krasniqi, e ka përkujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes së tij.

Krasniqi ka thënë se sot e kujtojnë dhe nderojnë figurën e Rugovës dhe angazhimin e gjatë të tij politik për shtet të pavarur dhe sovran.

“Vizioni i tij për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë, ashtu si edhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e shtetit tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Tutje ai ka thënë se vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe si e tillë mbetet e veçantë, si një kontribut i çmuar në arritjen e qëllimeve tona për liri dhe pavarësi.


MË SHUME NGA Lajme