​Musliu: Vuçiqi ka frikë nga çdo lëvizje e avokatit Stojkoviq
BKT
Foto/ Nga profili i Agim Musliut në Facebook
Lajme

​Musliu: Vuçiqi ka frikë nga çdo lëvizje e avokatit Stojkoviq

A.B / RTKlive

Agim Musliu, drejtori i Institutit Octopus, ka folur për taktikat e fundit të Qeverisë serbe pas situatës me avokatin Çedomir Stojkoviq, i cili u përball me ndalim dhe pyetje në Aeroportin “Nikola Tesla”, pasi kishte bërë homazhe në Prekaz.

'Qeveria e Serbisë (Vuçiqit) tani ka frikë nga çdo lëvizje e njeriut që ka mundësi të bëjë paqe në Ballkan, avokatit dhe luftëtarit për drejtësi, Çedomir Stojkoviq", shkroi Musliu në "X".

Ndryshe Çedomir Stojkoviç, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviç, i cili bëri homazhe të enjten në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, autoritetet e Serbisë po i nxjerrin telashe atij.


MË SHUME NGA Lajme