Barcelona e mposhtë Betisin në shtëpi
BKT
Sport

Barcelona e mposhtë Betisin në shtëpi

Uran Krasniqi / RTKLive

Barcelona i ka dhënë fund serisë pa humbje të Real Betis në shtëpi në La Liga gjatë këtij edicioni.

Në ndeshjen e vlefshme për Javën e njëzet e një "Blaugranët" kanë arritur që të fitojnë në "Estadio Benito Villamarin" me rezultat 2-4. 

Barcelona ka krijuar avantazh të dyfishtë me golat e Torres (21', 48'), por skuadra e drejtuar nga  Manuel Pellegrini nuk është dorëzuar ku me anë të Isco (56', 59'), ka rritur ta barazojë rezultatin. 

Katalanasit nuk janë pajtuar me barazim dhe në minutën e fundit të kohës së rregullt kanë gjetur epërsinë me Joa Felix. Golin e katërt e ka realizuar sërish Torres (90 + 2'), i cili ishte i treti për të. 

Aktualisht Barcelona renditet e treta në tabelë, ndërsa Real Betis është në vendin e nëntë.