Stojkoviq thotë se u maltretua në aeroport, shkak homazhet në Prekaz
BKT
Në Fokus

Stojkoviq thotë se u maltretua në aeroport, shkak homazhet në Prekaz

RTKlive

Avokati serb Çedomir Stojkoviq, i cili kishte bërë homazhe në Prekaz të enjten, ka thënë se po vazhdon të maltretohet nga autoritetet serbe.

Avokati Stojkoviq në platformën “X” ka bërë të ditur se i ishte anuluar fluturimi rreth orës 17:10, pak çaste pasi udhëtarët u detyruan të zbresin nga aeroplani me arsyetimin se duhet rikthyer të gjithë të kontrollohen sërish.

Ai tha se pas pesë orë pritjeje u është thënë udhëtarëve se do ta kenë fluturimin nesër.

“Në dalje nga aeroporti më ndaluan sërish në kontrollin kufitar! Pasi vendosa lule në varrin e një vajze shqiptare, BIA ka vendosur emrin tim në sistemin për maltretim. Nuk u lejuan të më arrestonin si Nikolla Sandulloviqin, pasi qeveritë e huaja po vëzhgonin, por tash po planifikojnë të më maltretojnë sa herë hyjë e dal nga vendi! Unë jam ulur në sektorin e emerigrantëve dhe po pres ‘lejen për të hyrë në vendin tim’! Kjo ndodhi pasi unë: vendosa lule të enjten në varrin e fëmijës shqiptar Blerina Jashari, të premten u maltretova 4 orë në kufi për shkak të kësaj, sot pasdite në kufi në aeroport u ndalova për një orë dhe 5 orë pas një fluturimi të anuluar, në dalje nga aeroporti po maltretohem sërish!”, ka shkruar Stojkoviq.

Avokati Stojkoviq ka thënë se ai nuk është fëmijë i qetë për ta.

“Do pres edhe pak para se të filloj ta injoroj këtë shkelje dhe abuzim të ligjit dhe të shkoj në shtëpi sikur kjo bandë nuk ekziston! Ky nuk është vendi i tyre, por i imi!” , ka shkruar në platformën "X" Stojkoviq.


MË SHUME NGA Në Fokus