Kurti në Shkup: Plani për rritje ekonomike, përshpejton anëtarësimin në BE
BKT
Lajme

Kurti në Shkup: Plani për rritje ekonomike, përshpejton anëtarësimin në BE

N.M. /RTKlive

(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në darkën e liderëve të shtruar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kjo darkë i paraprin takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor së bashku me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mbahet sot në Shkup kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.

"Gjatë darkës, kryeministri theksoi se Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët Rajonal i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së", thuhet në njoftimin zyrës për informim të Kryeministrit.

Kurti në Shkup: Plani për rritje ekonomike, përshpejton anëtarësimin në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar, pas darkës që patën të dielën në Shkup me liderët e Ballkanit Perëndimor, zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien dhe drejtorin e Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.

Kurti, në një postim në platformën X, bënë të ditur se në këtë takim ka thënë se Plani i Rritjes së BE-së dhe i Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtojnë anëtarësimin në BE dhe se fondet e BE-së duhet të lidhen me vlerat e BE-së.

“U mblodhën sot në Shkup/Shkup për takimin "Ballkani Perëndimor takohet me BE-në" si pjesë e BB6 për të diskutuar mbi Planin e Rritjes së BE-së dhe SHBA-së. Theksoi se Plani i Rritjes së BE-së dhe CRM i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin në BE dhe se fondet e BE-së duhet të lidhen me vlerat e BE-së”, shkruan Kurti.

Ndryshe liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë do të mblidhen sot, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.


MË SHUME NGA Lajme