Hill: Të shmangen befasitë e panevojshme dhe veprimet e njëanshme
BKT
Lajme

Hill: Të shmangen befasitë e panevojshme dhe veprimet e njëanshme

B. H. | RTKlive

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka theksuar se në fazën në të cilën ndodhet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet që të ‘shmangen befasitë e panevojshme dhe veprimet e njëanshme’.

Një deklaratë të tillë ambasadori amerikan e ka bërë për mediat në Beograd, kur u pyet për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që të mos lejojë më pagesat me dinarin serb në Kosovë.

“Mendojmë se më e rëndësishmja tani është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, por edhe që Kosovës t'i jepet mundësia e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Duhet të fokusoheni në këtë dhe të shmangim temat që nuk janë me interes të përbashkët”, tha Hill.

Banka Qendrore e Kosovës ditë më parë miratoi një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti, e në bazë të së cilës monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.


MË SHUME NGA Lajme