20:01 / 23.01.2024
Policët e Prishtinës me shërbime shëndetësore falas në QMF
M.P. / RTKlive
Zyrtarët policorë të Prishtinës do të marrin falas shërbimet shëndetësore në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Lajmin e ka dhënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nëpërmjet një postimi.
“Falë vendimit të Kuvendit të Kryeqytetit, nga 1 shkurti 2024, të gjithë pjesëtarët e policisë së Republikës së Kosovës do të marrin FALAS shërbimet shëndetësore në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë”, ka njoftuar kryetari.























