Maqedonci e Jashari në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Ukrainën
BKT
Lajme

Maqedonci e Jashari në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Ukrainën

B. H. | RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë marrë pjesë virtualisht në takimin e 18-të me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin III.

Sipas ministrit Maqedonci, fokusi i këtij takimi ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura ukrainase nga vendet e këtij koalicioni.

“54 shtetet anëtare të këtij grupi, ndër të cilët edhe Kosova, e konfirmuan edhe një herë mbështetjen e plotë për Ukrainën, që po vazhdon të përballet me agresionin rus. Në luftën e saj përballë agresionit rus, Ukraina dhe populli ukrainas nuk janë të vetëm. Shtetet demokratike do t'i qëndrojnë pranë Ukrainës dhe ushtrisë e popullit të saj, sepse ata po luftojnë në të drejtën e tyre. E krah tyre dhe aleatëve të saj, do të jetë edhe Kosova, deri në fund!”, ka shkruar ministri Maqedonci në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme