Aliu premton përfundimin e disa projekteve rrugore dhe shlyerje borxhesh
BKT
Lajme

Aliu premton përfundimin e disa projekteve rrugore dhe shlyerje borxhesh

M.P. / RTKlive

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ka premtuar përfundimin e disa rrugëve këtë vit.

“Do të arrijmë t’i përmbyllim projektet si ajo Prishtinë-Gjilan”, ka thënë ai, teksa ka përmendur edhe rrugën Prishtinë – Podujeva, autostradën Gjilan – Dheu i Bardhë dhe Drenas-Skenderaj e Dollc-Gjakovë.

Gjithashtu ka shtuar se Qeveria e ka prioritet hapjen e korridoreve ajrore me Malin e Zi dhe se synojnë digjitalizimin e plotë të dhënies së patentë-shoferëve.

Aliu ka shtuar se kanë paguar 120 milionë euro të projekteve të viteve të kaluara nga shpronësimet.

“Vetëm në fushën e pronave private i kemi pasur mbi 102 milion euro borxh, dhe nga këto kanë mbetur më pak se 17 milionë euro”, ka thënë Aliu.


MË SHUME NGA Lajme