07:02 / 25.01.2024
Ministri i Bujqësisë i Bullgarisë viziton Kosovën
M.P. / RTKlive
Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit i Bullgarisë, Kiril Vatev, për dy ditë do të qëndroj në Kosovë.
Në mesin e disa takimeve, ai do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Gjatë ditës do të takohet me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci me të cilin do të nënshkruajë memorandum bashkëpunim në pikën kufitare Hani i Elezit.
Vatev do të vizitojë edhe Rahovecin, përkatësisht ndërmarrjen “Bodrumi i Vjetër”.























