Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MPB-së dhe UP-së
BKT
Foto: Ministria e Punëve të Brendshme
Lajme

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MPB-së dhe UP-së

V.Th. RTKlive

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Universitetit i Prishtinës "Hasan Prishtina", kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Ministria e Brendshme ku thuhet se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me Rektorin e Universitetit të Prishtinës, QerimQerimi sot nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi mes dy institucioneve.

Sipas njoftimit bashkëpunimi do të ofrojë ekspertizë profesionale dhe akademike për hartimin e fondit të pyetjeve që shërbejnë për vlerësimin e njohurive dhe cilësive profesionale të kandidatëve të cilët u nënshtrohen procedurave rekrutuese në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

Tutje thuhet se po ashtu, si pjesë e kësaj marrëveshje, Ministria e Punëve të Brendshme do t’i hapë dyert për 600 studentë të Universitetit të Prishtinës për t’u ofruar mundësinë e një praktike profesionale. Studentët e profileve të ndryshme për tre muaj do të kenë mundësi të fitojnë përvojë brenda Ministrisë dhe agjencive që ajo mbulon dhe në fund të praktikës të certifikohen për përfundimin me sukses të punës profesionale.


MË SHUME NGA Lajme