08:37 / 26.01.2024
AAK organizon tryezë diskutimi me temën “Familja-roli, sfidat dhe mbrojtja”
RTKlive
Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve për tema të ndryshme në vend, organizon tryezën e radhës me temë: “Familja – roli, sfidat dhe mbrojtja”. Kjo tryezë tematike organizohet në bashkëpunim me ‘Demokracinë Konservatore’.
Tryeza mbahet sot në ora 09:00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.























