Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e akademik Feriz Krasniqit
BKT
Lajme

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e akademik Feriz Krasniqit

N.M. /RTKlive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, iu ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, për ndarjen nga jeta të akademik Feriz Krasniqit.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga shuarja e akademik Feriz Krasniqit, ish-rektor e prorektor i Universitetit të Prishtinës, si dhe ligjërues universitar. Kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar, sikurse edhe puna e tij e palodhshme në sferën akademike, e cila mbetet testament për brezat dhe kujtim i përhershëm për të”, shkruan ajo.

Presidentja Osmani ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës!

Akademiku Feriz Krasniqi, anëtar korrespodent i AShAK-ut nga viti 1996 dhe anëtar i rregullt nga viti 2000, vdiq të shtunën.

Sot në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, orën 11:00, mbahet mbledhja komemorative dhe më pas bëhen homazhe.  Ndërsa, varrimi i të ndjerit Feriz Krasniqi do të bëhet në orën 14:30 në varrezat e Prishtinës.


MË SHUME NGA Lajme