Talat Xhaferi bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut
BKT
Foto: Besnik Iseni
Lajme

Talat Xhaferi bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

M.Miftari/ RTKlive

(E plotësuar 14:05) Talat Xhaferi është zgjedhur sot kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke hyrë në histori si shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet.

Në zgjedhjen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nga 111 deputetë, në votime morën pjesë 69, ku 66 votuan për dhe 3 deputetë votuan kundër, asnjë abstenim.

Në ekspozenë e tij Xhaferi, në detyrën e tij si kryeministër i qeverisë teknike, ka premtuar mbajtjen dhe avancimin e lidhjeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, aleancën e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe zbatimin e plotë të parimeve dhe vendimeve të marrëveshjeve të rëndësishme për marrëdhëniet ndëretnike.

Qeveria teknike të cilën nga sot do ta drejtojë Talat Xhaferi, do të zgjasë 100 ditë dhe do të përkujdeset që zgjedhjet presidenciale e parlamentare, që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut të jenë të rregullta, të drejta dhe demokratike. 

Xhaferi premton avancimin e raporteve me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n

(E plotësuar, 13:03) Talat Xhaferi, kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, ka paraqitur  para deputetëve në Kuvend programin e qeverisë për këto 100 ditë, sa do të jetë në krye të ekzekutivit.

Xhaferi në hyrje të fjalimit të tij foli për përbërjen e qeverisë së tij në bazë të marrëveshjeve të arritura më herët të partive më të mëdha politike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku edhe janë caktuar datat e zgjedhjeve parlamentare në këtë vend.

“Edhe pse mund të quhet qeveri kalimtare e cila prioritetin e parë e ka mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale e parlamentare, në mënyrë të drejtë dhe demokratike dua të potencoj këtë: Për mua, si mandatar i kësaj qeverie nuk ka dallim nëse është fjala për 1 apo 100 ditë për qeveri teknika apo kalimtare, unë këtë detyrë, besim, nder dhe mbi të gjitha përgjegjësi jashtëzakonisht të rëndësishme e kuptoj dhe do t’i qasem ashtu siç kam vepruar në çdo etapë dhe në çdo sfidë që është shfaqur para meje në jetën profesionale dhe personale”, ka deklaruar Talat Xhaferi.

Ai tutje ka thënë se sundimi i të drejtës, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet politika qendrore dhe strategjike të qeverisë së tij dhe në përputhje me standardet më të larta të Bashkimit Evropian.

Xhaferi ka premtuar mbajtjen dhe avancimin e lidhjeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, aleancën e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe zbatimin e plotë të parimeve dhe vendimeve të marrëveshjeve të rëndësishme për marrëdhëniet ndëretnike.

Në sallë janë deputetët e partive në pushtet dhe ata të opozitës maqedonase, ndërsa opozita shqiptare bojkoton seancën.

Qeveria teknike pritet të ketë më pak debat dhe merret vesh se mund të ketë vetëm 7-8 deputetë për diskutim.

Votimi pritet të ndodhë gjatë ditës dhe jo si herëve të tjera, deri në orën 24:00.

Nis seanca solemne, Xhaferi paraqet programin e qeverisë

Besnik Iseni / RTK, Shkup

(E plotësuar, 12:23) Ka filluar seanca solemne e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku pritet të betohet si kryeministër Talat Xhaferi. Ai para deputetëve prezenton programin e qeverisë dhe përbërjen e saj.

Në sallë janë deputetet e partive në pushtet dhe ata të opozitës maqedonase, ndërsa opozita shqiptare bojkoton seancën.

Bëhet e ditur se ka një koordinim që të mos ketë debat të gjatë, siç ndodh me zgjedhjen e qeverive të tjera.

Qeveria teknike pritet të ketë më pak debat dhe merret vesh se mund të ketë vetëm 7-8 deputetë për diskutim.

Votimi pritet të ndodhë gjatë ditës dhe jo si herëve të tjera, deri në orën 24:00.

Për tu arritur betimi i Xhaferit si kryeministër, duhet të jenë prezent më shumë se 61 deputetë, për të dëshmuar kështu prezencën e shumicës.

 

Sot pritet të votohet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

(E plotësuar, 11: 21) Talat Xhaferi, mandatar për formimin e qeverisë teknike ka arritur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku pritet të marrë mandatin si kryeministër. Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar i këtij shteti. Ai do të drejtojë qeverinë teknike për 100 ditë.

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kanë filluar të hyjnë në sallë. Seanca është caktuar që të nisë në orën 11:00.

Ka një koordinim që të mos ketë debat të gjatë, siç ndodh me zgjedhjen e qeverive të tjera.

Qeveria teknike pritet të ketë më pak debat dhe merret vesh se mund të ketë vetëm 7-8 deputetë për diskutim.

Votimi pritet të ndodhë gjatë ditës dhe jo si herave të tjera, deri në orën 24:00.

Sot pritet të votohet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

N.M. /RTKlive

Talat Xhaferi, mandatar për formimin e qeverisë teknike, pritet të votohet sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Me votimin e tij bëhet kryeministër i parë shqiptar në këtë vend.

Kjo vjen sipas një marrëveshjeje të bërë më herët mes partisë shqiptare, BDI, së Ali Ahmetit dhe partisë maqedonase, LSDM, të cilat tani janë në koalicion qeveritar.

Qeveria që drejtohej nga Dimitar Kovaçevski, të enjten e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, derisa të njëjtën gjë ka bërë edhe Talat Xhaferi, ish kryetar i Kuvendit, për t’u hapur rrugë procedurave për kalimin e tij në krye të qeverisë teknike, transmeton RTKlive.

Detyrë kryesore e qeverisë teknike do të jetë organizimi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve.

Bëhet e ditur se Bujar Osmani është propozuar që të vazhdojë të jetë ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut edhe nën udhëheqjen e kryeministrit të ri, Talat Xhaferi.

Ndërkaq ministrat e tjerë shqiptarë nga BDI-ja janë: Artan Grubi, ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive; Fatmir Besimi, ministër i Financave; Kreshnik Bekteshi, ministër i Arsimit, si dhe tre zëvendësministra.

Kabinetit të ri qeveritar, pritet t'i shtohen edhe disa ministra nga radhët e opozitës maqedonase. Debati në Kuvend pritet të zgjas më së voni deri në orën 24 :00, kur dhe do të votohet Qeveria teknike, raporton RTKlive.

Opozita shqiptare ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë në votim.

Ndërkohë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se e diela është ditë historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, sepse tani po bëhet një shoqëri e barabartë.


MË SHUME NGA Lajme