Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët, faktorë stabiliteti
BKT
Lajme

Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët, faktorë stabiliteti

N.M. /RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Begaj, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se kjo qeveri ka sfidën për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë e bashkëpunimit me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik.

“Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik! Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV. Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE. Suksese!”, shkruan Begaj.

 


MË SHUME NGA Lajme