Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së/Video
BKT
Gjykata Speciale

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së/Video

RTKlive

(E plotësuar) Në Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku është duke u dëgjuar dëshmitari i radhës i prokurorisë, identiteti i të cilit nuk dihet meqë është dëshmitar i mbrojtur.

Në seancë dëgjohet dëshmitari i 42-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Dëshmitari W02082, sipas ZPS-së, ishte rrëmbyer dhe ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në zonën e Prizrenit, në qershorin e 1999-s.

Dëshmitari e lexoi deklaratën e betimit në gjuhën shqipe, dhe tha se “më mirë e di gjuhën shqipe sesa atë serbe”, duke kërkuar që dëshminë e tij gjatë ditës së sotme ta jepte në gjuhën shqipe.

Nga përmbledhja e lexuar nga Prokuroria e Specializuar, u tha se ky dëshmitar në qershor të vitit 1999 u rrëmbye nga anëtarët e UÇK-së, dhe u dërgua në një vend në Prizren, ku kishte parë edhe anëtarë tjerë të UÇK-së dhe të ndaluar tjerë që ishin aty.

Sipas tij, në atë vend, ai ishte maltretuar, ishte marrë në pyetje dhe ishte rrahur mizorisht, ku edhe sot ai sipas prokurorisë ka pasoja në shëndetin e tij.

Përmes video-lidhjes në seancë janë Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, kurse të akuzuarit Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli janë prezent në sallë fizikisht.

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca gjyqësore pritet të fillojë në ora 09:00.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale