Dreshaj: Shëndetësia urgjentisht të bëhet prioritet i Qeverisë
BKT
Lajme

Dreshaj: Shëndetësia urgjentisht të bëhet prioritet i Qeverisë

Valjeta Shala/RTK

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ( AAK), Shemsedin Dreshaj në një konferencë për medie  të hënën  ka folur lidhur me gjendjen e shëndetësisë në Kosovë. Ai ka thënë se shëndetësia urgjentisht duhet të jetë prioritet i Qeverisë Kurti.

Dreshaj tregoi se kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për shëndetësinë dhe sigurimet shëndetësore.

Ai ka thënë se Kosova vazhdon të jetë ndër vendet e vetme që s’ka sigurim shëndetësor, teksa përmendi edhe mangësitë në legjislacion.

 “Ju kemi ftuar me qëllim që t’ju njoftojmë se ne si Grup Parlamentar i  AAK-së, kemi filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë  lidhur me sigurimet shëndetësore dhe gjendjen në QKUK. Gjendja është e mjerueshme ku ende po rriten listat e pritjes dhe problemet tjera sikurse infrastruktura e dobët. Po ashtu edhe me ikje të personelit shëndetësor. Pastaj mangësitë tjera në legjislacion. Pa sigurime shëndetësore,  si vendi i vetëm që nuk kemi sistem shëndetësor. Urgjent shëndetësia të bëhet prioritet i qeverisë”, është shprehur Dreshaj .

Deputeti i AAK-së ka kërkuar që të hartohet strategjia për shëndetësi dhe të aprovohet ligji për sigurime shëndetësore.


MË SHUME NGA Lajme