Selmani për Xhaferin: Të drejtat politike s’janë suksese juridike
BKT
Lajme

Selmani për Xhaferin: Të drejtat politike s’janë suksese juridike

Medina Pasoma / RTKlive

Zgjedhja e Talat Xhaferit si kryeministër në Maqedoninë e Veriut është cilësuar si sukses në aspektin e historisë përfaqësuese të shqiptarëve në politikë. Mirëpo, analistët nga shteti fqinj po cilësojnë se përmirësimi politik, nuk e ka sjellë edhe atë juridik.

Profesori universitar, Bashkim Selmani në një intervistë për RTK-në ka deklaruar se ardhja e Xhaferit në pushtet është e arritur morale dhe politike.

“Është thyer një tabu se shqiptarët nuk mund të pretendonin tri pozitat kryesore si kryeministri, presidenti, kryeparlamentari. Kjo është një e arritur politike dhe morale, mirëpo nëse merret spektri tjetër i gjendjes faktike, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë i vetmi komb që kanë bërë luftë për të drejtat kolektive dhe nga ana tjetër nga viti 2001 janë avancuar vetëm disa të drejta”, ka thënë ai.

Të drejtat e shqiptarëve janë kufizuar në pjesëmarrje institucionale prej 20%. Sipas Selmanit, kjo cilësohet si përplasje politiko – juridike. Ai thotë se rezultatet e partive politike nuk janë edhe zbatim i të drejtave të qytetarëve shqiptarë në nivele më të ulëta shtetërore.

“Jo gjithmonë të drejtat politike rezultojnë me suksese juridike për shkak se humbëm të drejtën kombëtare, që aktualisht njihet me 20% të bashkësisë etnike në aspektin kushtetues dhe kjo nuk dihet se a i takon shqiptarëve apo diku tjetër. Praktika e dëshmon të kundërtën, se të gjitha ato menaxhimet që po ndodhin aktualisht, shqiptarëve iu është rezervuar e drejta me 20% në të gjitha sferat dhe ky është një ngërç kushtetues dhe kjo nuk lejon prosperitetin dhe të drejtat kolektive të shqiptarëve”, ka thënë Selmani.


MË SHUME NGA Lajme