22:07 / 29.01.2024
Abbott takon Krasniqin, ekonomia dhe e ardhmja e Kosovës temë diskutimi
M.P. / RTKlive
Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është takuar me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.
Sipas njoftimit të ambasadorit, gjatë takimit është diskutuar për ekonominë dhe perspektivën e vendit për të ardhmen.
“Kam takuar edhe Memli Krasniqin, për të diskutuar aspekte të ndryshme të ekonomisë së Kosovës, perspektivën e saj euroatlantike dhe rëndësinë e këtyre çështjeve për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ambasadori.























