Osmani e pret në takim Lajçakun
BKT
Lajme

Osmani e pret në takim Lajçakun

Sh.Ç/RTKlive

(E plotësuar, ora 9:52)Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani do ta pret në takim emisarin e BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak.

Sipas njoftimit, takimi fillon në orën 14:00. Pas këtij takimi Lajçak do të takohet më kryeministrin Albin Kurti.

Konfirmohet, Kurti takon Lajçakun

(E plotësuar, ora 9:07) Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar takimin ndërmjet kryeministrti Albin Kurti dhe emisarit të BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 15:00.

Lajçak sot viziton Kosovën

Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak, do të vizitojë sot Kosovën pasi që dje ishte në Beograd.

Miroslav Lajçak në Prishtinë pritet të takohet me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Ende nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur rreth takimit që ka zhvilluar dje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në X, Lajçak ka thënë se me Vuçiqin ka folur për situatën aktuale në dialog.

Sipas tij, pjesë e diskutimit kanë qenë edhe hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

"Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ai.

Kurse, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq takimin me Lajçakun e ka vlerësuar si konstruktiv dhe shumë korrekt.

“Vura në dukje domosdoshmërinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e BE-së në ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina. Ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet ligjore ndërkombëtare, duke respektuar Kushtetutën e Republikës Serbe dhe Kartën e OKB-së”, ka shkruar në Vuçiq në Facebook.
 


MË SHUME NGA Lajme