Gola takohet me SBASHK, diskutohet për skemat pensionale të ish-punonjësve
BKT
Lajme

Gola takohet me SBASHK, diskutohet për skemat pensionale të ish-punonjësve

M.P. / RTKlive

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe nënkryetarja Vjollca Shala janë takuar në ambientet e parlamentit të Kosovës me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola.

Sipas komunikatës së SBASHK-ut, Jasharaj ka kërkuar organizimin e një takimi mes anëtarëve të Komisionit parlamentar për Arsim dhe përfaqësuesve të sindikatës, në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim.

“Jasharaj i ka shprehur shqetësimet e SBASHK-ut edhe lidhur me ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale e që kanë prekur në të drejtat e fituara të punëtorëve të pensionuar arsimor dhe ka lutur z. Gola që të gjej kohë për t’u takuar me përfaqësuesit e SBASHK-ut , që do të ofronin fakte e argumente për çështjen e ngritur”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, deputeti Ardian Gola ka shprehur gatishmërinë  për të realizuar së shpejti takim me përfaqësuesit e  SBASHK-ut lidhur me çështjen e ngritur për skemat pensionale dhe për një takim me Komisionin Parlamentar për Arsim.


MË SHUME NGA Lajme