17:01 / 30.01.2024
Abdixhiku takon ambasadoren e Izraelit, e falënderon për heqjen e vizave
F.S / RTKlive
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur të martën në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, me të cilën kanë diskutuar për ngjarjet politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së rreth këtyre ngjarjeve.
“Kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadoren Ziv që shteti i Izraelit ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës si dhe vlerësoi që thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve sidomos për zhvillim ekonomik është i domosdoshëm”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.























