Kurti e Lajçaku flasin për zbatimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit
BKT
Lajme

Kurti e Lajçaku flasin për zbatimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit

E. Hoti / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit nga Qeveria, në këtë takim u diskutua në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera si respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Pas takimit të përbashkët, bëhet e ditur se pati edhe një takim ndërmjet zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi dhe emisarit Lajçak.


MË SHUME NGA Lajme