Guvernatori i BQK-së: Nuk do të ketë shtyrje të vendimit/Video
BKT
Lajme

Guvernatori i BQK-së: Nuk do të ketë shtyrje të vendimit/Video

Faton Salihu / RTK

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili mohon të shtyhet apo anulohet rregullorja që parasheh ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.

Ismaili në një intervistë ekskluzive për ‘Ekonomiks” në RTK-në ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të vendimit.

“BQK nuk është në situatë që mundet të thotë të shtyhet. Në qoftë se deri dje rregullimi nuk ka qenë i mjaftueshëm, e tash ka rregullim të ri. A po i bien kjo që na me lejuar me vazhduar bartja e mjeteve financiare në kufi të bartet nga një institucion që nuk është i licencuar. Që ato para shkojnë pa asnjë kontroll nga institucionet”, ka thënë ai, duke kërkuar nga serbët mirëkuptim, sepse rregullorja është në të mirën e të gjithëve.

 


MË SHUME NGA Lajme