Osmani takon ambasadorin Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë
BKT
Lajme

Osmani takon ambasadorin Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe përgatitjet që po bëhen lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit.

Ndërsa u tha se presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh në rrafshin e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje të tjera të interesit të ndërsjellë.


MË SHUME NGA Lajme