Manchester United del fitues nga "Molineux"
BKT
Sport

Manchester United del fitues nga "Molineux"

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester United ka fituar në një ndeshje dramatike me Wolverhampton Wanderers.

Rezultati përfundimtar ka qenë 3-4. 

Minutat e fundit kanë qenë dramë e vërtetë ku Wolves ka barazuar, por pastaj United ka shënuar golin e fitores. 

Ndryshe United e ka dominuar takimin. Pas vetëm pesë minutash lojë, Marcus Rashford kaloi "Djajtë e Kuq" në epërsi me një asistim prej Rasmus Hojlund.  Në minutën e 22-të, Hojlund ndryshoi rol, nga asistues në golashënues.

Me këto dy gola përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një dramë e vërtetë.

Ujqit ngushtuan epërsinë e Unitedit me golin e realizuar në minutën e 71-të nga penalltia, ndërsa Pablo Sarabia ishte ekzekutuesi.

Lojtarët e Man United menduan se e kishin fituar takimin kur Scott McTominay (75’) shënoi për 3-1, me një asistim nga Bruno Fernandes.

Por, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, ndërsa ngushtuan edhe njëherë epërsinë e tyre, kur shënuan me anë të Max Kilman (85′) për 3-2.

Për të barazuar rezultatin për Ujqit u përkujdes Pedro Neto që realizoi në minutën e 90+5-të për 3-3, mirëpo Kobbie Mainoo (90+7′) ishte heroi i Djajve të Kuq kur realizoi për 4-3. 

Në tabelën e kryesuar nga Liverpool, United gjendet në pozitën e shtatë, kurse Wolves në atë të njëmbëdhjetë.