Distria Krasniqi në finalen e madhe të Parisit
BKT
Sport

Distria Krasniqi në finalen e madhe të Parisit

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar, 15:29) Distria Krasniqi është duke shkëlqyer në Grand Slamin e Parisit.

Xhudistja jonë tashmë është në finalen e këtij turneu të madh të xhudos.

Dustria është kualifikuar në finalen e Parisit pasi mundi japonezen Kisumi Omori pas vazhdimeve.

Krasniqi tashmë ia siguron një tjetër medalje Kosovës, kësaj radhe nga Parisi.

Xhudistja jonë është në rrugë të mirë që të fitojë medaljen në artë pasi tashmë ka prekur finalen e Grand Slam të Parisit.

S’ndalet Distria, prek gjysmëfinalen e Parisit

(E plotësuar, 14:15) Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi nuk ka të ndalur në Grand Slamin e Parisit.

Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinalen e këtij turneu të madh të xhudos.

Distria pas një lufte më të mirë e ka mposhtur Khorloodoi Bishrelt nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkaq, Nora Gjakova nuk ia doli në duel me francezen, Sarah Leonie Cysiqu.

Nora do të luftojë në repezash për medaljen e bronztë.

Eliminohet Flaka Loxha

(E plotësuar, 14:47) Garuesja e Kosovës, Flaka Loxha është mundur nga serbja Marica Perisiç.

Loxha dhe serbja Perisiç u përballen në Grand Slamin e Parisit.

Garuesja jonë më sukses e kishte kaluar rundin e parë, por u dal në rrethin e dytë nga garuesja serbe, duel ky i zhvilluar në kategorinë -57 kg.

Flaka Loxha e nis me fitore, përballet me serben

(E plotësuar, 13:52) Flaka Loxha është një tjetër garuese e Kosovës që po merr pjesë në Grand Slamin e Parisit.

Flaka këtë event të madh të xhudos e ka nisur me fitore. Ajo mundi garuesen nga Uzbekistani, Nilufar Ermaganbetova, duke kaluar në rrethin tjetër të këtij turneu.

Garuesja jonë në duelin e radhës do të ndeshet me serben Marica Perishiq.

Edhe Nora në çerekfinalen e Grand Slamit të Parisit

(E plotësuar, 13:40) Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova është kualifikuar në çerekfinalen e Grand Slamit të Parisit.

Xhudistja jonë ishte më e mirë në duel me bullgaren Ivelina Ilieva, duke fituar këtë ndeshje dhe duke kaluar në çerekfinalen e këtij turneu të madh të xhudos.

Kujtojmë se sot në Paris do të garojë edhe Laura Fazliu, një tjetër garues e Kosovës.

Distria Krasniqi në çerekfinalen e Grand Slamit të Parisit

(E plotësuar, 13:08) Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është kualifikuar në çerekfinalen e Grand Slamin e Parisit.

Distria e ka mposhtur Seyun Jang nga Koreja e Jugut, duke prekur çerekfinalen e këtij eventi të madh të xhudos.

Kujtojmë në këtë turne sot po garojnë edhe Nora Gjakova dhe Laura Fazliu.

Distria dhe Nora startojnë me fitore në Grand Slamin e Parisit

Dy xhudistet e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë nisur me fitore garat e Grand Slamin që po mbahet në Paris.

Krasniqi dhe Gjakova me sukses i kanë kaluar pengesat e parë në këtë turne të madh të xhudos.

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë e mundi në raundin e dytë francezen, Leonie Gonzalez.

Kampionia olimpike në raundin e tretë do të ketë punë me koreanen, Seyun Jang.

Ndërkaq, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e dytë, e eliminoi brazilianen Jessica Lima, kurse në raundin e tretë do të ketë punë me bullgaren Ivelina Ilieva.

Kujtojmë se sot garon edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.