Koreja e Jugut kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Australisë
BKT
Sport

Koreja e Jugut kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Australisë

Uran Krasniqi/RTKLive

Koreja e Jugut ka triumfuar ndaj Australisë çerekfinale të Kupës së Azisë në futboll.

Ndeshja e të premtes e zhvilluar në stadiumin "Al Janoub" ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të Koreas së Jugut.

Fituesi është përcaktuar në minutat shtesë, pasi në nëntëdhjetë minutat e rregullt ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

Craig Goodwin e ka çuar Australinë në avantazh në minutën e 42', ndërsa Hee-chan Son i ka barazuar shifrat në minutën e 96'.

Korea e Jugut e ka treguar forcën e vet në shtesa, kur Heung-min Son ka shënuar golin vendimtar në minutën e 104, një moment i cili ka sjellë gëzim dhe entuziazëm te tifozët koreanë.