Kush është Bojan Kekiq?
BKT
Lajme

Kush është Bojan Kekiq?

RTK

Pikërisht për insistimin e Serbisë për dinarin, një ditë më parë RTK raportoi se drejtori i Bankës Postare Kursimore të Serbisë, Bojan Kekiq, mik i afërt i Vuçiqit dhe Radoiçiqit, ka mundësuar lehtësimin e marrjes së kredive për pjesëtarët e organizatave të shpallura terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

Ndërkohë, RTK ka mësuar se është pikërisht Kekiq personi i cili dikur ka udhëhequr degën e SPS-it në Pozharevc. Lidhjet e tij nuk kanë nisur vetëm me Vuçiqin e Radoiçiqin, por mësohet se ai ka pasur raporte të mira edhe me kryekasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Madje mësohet se Millosheviq nga Haga kishte urdhëruar atëkohë që Bojan Kekiq ta udhëhiqte SPS-in.


MË SHUME NGA Lajme