21:28 / 02.02.2024
5 persona lëndohen në aksidentin mes autobusit dhe tri veturave në Mleqan
F.S / RTKlive
Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur këtë të premte në fshatin Mleqan të Malishevës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i tha RTKlive se sot rreth orës 19:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë).
Ai tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh.
“Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar. Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore”, tha Elezaj.























