14:15 / 03.02.2024
Sveçla sot vizitoi ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak
A.B / RTKlive
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot vizitoi ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak.
Vizitën për RTKlive e ka konfirmuar zv.drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Sot ministri i Punëve të Brendshme e ka vizitu ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak e cila është pronë e AKP-së. Asgjë e jashtëzakonshme sepse policia me dhjetëra herë ka qenë aty” ka thënë Elshani për RTKlive.























