Gërvalla dhe ambasadorja izraelite flasin për procesin e heqjes së vizave
E. Hoti / RTKlive
Përfundimi i procesit të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës nga Izraeli, situata në Izrael dhe në Lindjen e Mesme si dhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ishin temat kyçe të takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me ambasadoren e Izraelit, Tammy Ziv.
“Pas pajtueshmërisë së arritur mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ministrja Gërvalla falënderoi ambasadoren Ziv për këtë hap, i cili do të ndikojë në lidhjen më të fortë të dy shteteve tona dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Tutje u tha se ministrja Gërvalla dhe ambasadorja Ziv folën edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në ekonomi, arsim dhe fusha tjera me interes të përbashkët.
























