Kurti dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për situatën e sigurisë
BKT
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Kurti dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për situatën e sigurisë

E. Hoti / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutas, për të biseduar për situatën e sigurisë në vend. Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Sipas njoftimit të Qeverisë, lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore, Kurti ka thënë tha se Banka Qendrore e Kosovës është institucion i pavarur e profesional dhe se Qeveria nuk mund e nuk duhet të ndikojë në vendimmarrjen e saj.

“Në këtë drejtim theksoi rëndësinë e ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së institucioneve publike dhe funksionimit të pavarur e të pandikuar të tyre” , thuhet në njoftim.

Aty thuhet se kryeministri foli edhe për rëndësinë e luftimit të pastrimit të parave dhe kriminalitetit dhe tha se Kosova EURO-n si valutë e ka marrë nga Bashkimi Evropian.

“Qeveria mbështet zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në gjithë vendin. Përveçse për ligjshmëri e rregull, kujdeset edhe për paqe dhe siguri. Mirëqenia dhe siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës është prioritet i Qeverisë, prandaj edhe do të përkujdeset që qytetarët të mos ndikohen negativisht nga vendimet e institucioneve. Në këtë drejtim çdo ankesë do të trajtohet me seriozitet dhe adresohet me shpejtës. E falënderojmë KFOR-in për kontributin për një ambient të qetë e të sigurt në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.


MË SHUME NGA Lajme